☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.69 ▲0.68%
ARI 3,999 ▼0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,534 ▼ -1.76% ETH $2,249 ▼ -2.74% XRP $1.2657 ▼ -2.09% SOL $98.1000 ▼ -1.93%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.69 ▲0.68 % ARI 3,999 ▼0.81 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.69 ▲0.68 % ARI 3,999 ▼0.81 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Zgjedhjet 2017: Sontazhi i dytë, PS 45%, PD 37%, LSI 13% dhe Libra 2%

Del sontazhi i dytë për zgjedhjet parlamentare te 25 qershorit 2017, organizuar nga kompania e njohur italiane IPR Marketing në bashkëpunim me Ora News. Sipas sontazhit nese zgjedhjet behen kete javë PS do te fitoje 45%, PD 37%, LSI 13%, Libra 2%, PDIU 1.5%.

Sipas sondazhit 35.5% e votuesve kanë bindjen se asnjë nga partitë nuk merr dot më shumë se 70 mandate dhe kur po flitet gjithnjë e më tepër për aleancat paszgjedhore dhe një koalicion i mundshëm PS-PD, 50.8% e votuesve nuk japin asnjë kombinacion të mundshëm.

Për vazhdimësinë e koalicionit PS-LSI janë shprehur po 19.3%, PS-PD 15%, PD-LSI 9.2%. Ndërkohë që për një bashkëqeverisje PS-PD-LSI kanë dhënë mbështetje vetëm 5.7%.

Drejtori i IPR Marketing, Antonio Notto tha se për të kryer sondazhin, janë intervistuar 1000 persona për çdo qark të ndarë sipas gjinisë, moshës, vendbanimit.

Krahasuar me sondazhin e javës së shkuar, atë të 31 marsit, Partia Socialiste është rritur me 2%, ndërsa Partia Demokratike është rritur me 1 për qind, e po aq edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013, të gjitha partitë kryesore kanë pësuar rritje, pasi atëherë, Partia Socialiste ka fituar 41.4 për qind, Partia Demokratike, 30.6 për qind dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 10.5 për qind.

Rritjen më të madhe e ka pësuar Partia Demokratike, duke marrë rreth 7% më shumë vota. Këto janë rezultatit të sondazhit, të cilat janë një fotografim në terren i mbështetjes ndaj partive.

Ja rezultatet e sontazhit per tre qarqe: Elbasan, Durres dhe Fier.

Në qarkun Elbasan sipas orientimit të votës: PS merr 7 mandate,  PD  4 mandate, LSI 1-2 mandate.  PDIU dhe LIBRA luftojne per 1 mandat.

Në qarkun Durrës sipas orientimit të votës: PS merr 6 mandate,  PD  5 mandate, LSI 1-2 mandate.  LIBRA e PDIU mund të fitojnë 0- 1.   Në Durres janë 18. 5 % elektorati i pavendosur.

Ne qarkun Fier sipas orientimit te votes,  PS mund të marrë 9- 10 mandate,  PD  4-5 mandate, LSI 1-2 mandate.  LIBRA e PDIU mund të fitojnë nje mandat ose asnje. Ne Fier 12. 5 % jane të pavendosurit.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.