Kronika

Në Shqipëri nis festimi i krishtlindjeve

Besimtarët e krishterë shqiptarë i janë bashkuar mbarë botës së krishterë dhe kanë festuar krishtlindjet, një nga festat me të shënuara të tyre. Që prej mesnate ata u janë drejtuar kishave dhe objekteve të tjera fetare ku janë organizuar meshat me rastin e kësaj dite të shënuar të kalendarit të krishterë. Me qirinj në duar besimtarët kanë marrë frymën dhe dritën e shenjtë, duke uruar përzemërsisht për njeri-tjetrin.

Përfaqësuesit e klerit të lartë katolik dhe ortodoks u kanë drejtuar besimtarëve me rastin e festës mesazhe për paqe, mirësi dhe dashuri. Mesazhe kanë dërguar edhe udhëheqësit politikë të cilët i shfrytëzojnë festat fetare për të treguar se janë pranë elektoratit në çdo kohë.
Por festa e krishtëlindjeve ka qenë një tjetër rast për të treguar frymën e bashkëjetesës në harmoni dhe tolerancë të besimeve fetare në Shqipëri,  virtyte me të cilat ajo krenohet dhe çmohet nga bota e qytetëruar. Besimtarët e krishterë shqiptare, katolikë dhe ortodoksë, kanë marrë urimet nga bashkëqytetarët e tyre të besimit myslyman, por edhe feve të tjera, duke respektuar një traditë tashmë të konsoliduar.
RTSH që prej mesnate ka sjellë drejtëpërdrejtë meshat e zhvilluara në katedralen e Shën Palit në Tiranë, për të vazhduar me Kishën Ortodokse.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button