Politika
Bullgaria përkrah me ekspertë paraaderimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë
Selaniku është mikpritës i takimit të katërt ministror, me pjesëmarrjen e Greqisë, Bullgarisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Në qendër të vëmendjes janë temat lidhur me perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimi regjional dhe integrimi ekonomik i vendeve nga regjioni. Bullgaria është paraqitur nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva.
Në forum u njoftua se Bullgaria ka propozuar ndihmë ekspertësh për procesin paraaderues të Shqipërisë dhe Maqedonisë për anëtarësim në BE.