☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.93 ▼0.22%
ARI 4,133 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,563 ▲ +2.78% ETH $2,425 ▲ +4.52% XRP $1.3226 ▲ +3.3% SOL $96.5700 ▲ +3.44%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.93 ▼0.22 % ARI 4,133 ▲1.46 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.93 ▼0.22 % ARI 4,133 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

PD: Edhe godina e Agjencisë së Trajtimit të Pronave do të bëhet ‘kurban’ nga Rama për grataçelë!

Grigels Muçollari, anëtar i Kryesisë së PD, ka shkuar sot në krah të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë, aty ku ngrihet Agjencia e Trajtimit të Pronave dhe ka denoncuar planin e qeverisë për shembjen e godinës dhe ngritjen në vend të saj të një grataçele të re. Muçollari ka theksuar se godina nuk është pronë e Edi Ramës, pavarësisht se po trajtohet nga ai sikur të ishte e vetja,

“Kjo godina shtetërore këtu pas meje, Agjencia e Trajtimit të Pronave, – tha Muçollari, – në një nga zonat emblematike të Tiranës këtu pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, është në tjetër kurban në planet e Edi Ramës, që do të flijohet për t’u bërë një grataçelë. Në një proces jo-transparent, pa garë, me fitues të paracaktuar, një mik apo klient i kryeministrit, do ta ketë shansin të bëjë një biznes me fitim të paktën 40 milionë euro.

Por kjo godinë, ashtu si dhe të tjerat që janë pjesë e këtij pazari të ri, që ne ua kemi bërë të ditur këto kohë, nuk është pronë e Edi Ramës.

Është pronë e pasuri e qytetarëve të Tiranës e të Shqipërisë që kanë punuar e kontribuar në këtë vend prej vitesh.

Banorët e kësaj zone, dhe qytetarët në përgjithësi nuk përfitojnë asgjë nga kjo skemë. Kjo sepse çmimet në këtë grataçelë do të jenë shumë të larta, të praprekshme nga njerëzit e zakonshëm, nga një çift të rinjsh që duan të krijojnë familje, apo nga shumë vetë që janë në nevojë strehimi.
E gjitha, është thjeshtë një mundësi e re pasurimi për një grusht njerëzish, dhe një gropë e re për pastrimin e parave të pista.

Grataçelat e Ramës dhe miqve të tij, nuk e ndihmojnë Tiranën në shtimin e gjelbërimit, as të hapësirave, as në pastrimin e ajrit.

Përkundrazi, dëmtojnë edhe më shumë qytetin, cilësinë e jetës dhe oksigjenin që thithim çdo ditë.

Qytetarët e Tiranës nuk duhet ta lejojnë Edi Ramën të sillet si pronar i vendit, i pronave dhe trojeve shtetërore e publike. Ne duhet ta ndalim këtë aferë të re të kryeministrit, në fund të mandatit të tij.

Të bashkohemi e të ngremë zërin, të tregojmë vendosmëri në luftën ndaj korrupsionit. Me 11 korrik, në orën 20.00 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.