Kosova

Kush do të jetë ambasadori i ri amerikan në Kosovë?

Me anë të një njoftimi për shtyp, zyra e Presidentit të SHBA-ve, ka propozuar disa emra për disa pozicione të ndryshme në administratën e Obamës.

kush-do-t-euml-jet-euml-ambasadori-i-ri-amerikan-n-euml-kosov-euml_hdMes këtyre emrave është edhe ai për ambasadorin e ri të Kosovës, Gregory T. Delawie.

Gregory T. Delawie, punonjës i Shërbimit të Jashtëm, aktualisht është zëvendës ndihmës sekretarit të Byrosë së kontrollit, verifikimit dhe pajtueshmërisë së armëve në Departamentin e Shtetit, një post që e ka mbajtur që nga viti 2012.

Më parë, Delawie shërbeu si zëvendës shef i Misionit në Ambasadën e SHBA-ve në Berlin nga 2009 deri 2012, zëvendës ndihmës sekretar në Byronë e çështjeve politiko-ushtarake 2008-2009, drejtor zyre në punët e tregtisë bilaterale nga zyra e Byrosë e çështjeve ekonomike dhe të biznesit 2007-2008 dhe zëvendës shefi i Misionit në Ambasadën e SHBA-ve në Zagreb nga 2004 deri 2007, shkruan koha.net.

Delawie ishte drejtor zyre në Zyrën për Koordinimin e Politikës në Byronë e Burimeve Njerëzore 2001-2003, zyrtar zhvillimi i karrierës në Byronë e Burimeve njerëzore nga 2000 deri 2001, këshilltar ekonomik në Ambasadën Amerikane në Romë 1996-2000.

Ai gjithashtu ka shërbyer në misionet amerikane në Ankara dhe Frankfurt si dhe në Zyrën Rajonale të Punëve Politike-Ekonomike të Byrosë së Evropës dhe Kanadasë, në Qendrën e Operacioneve të Departamentit të Shtetit dhe Zyrën Politike të Aviacionit në Byronë e Çështjeve Ekonomike dhe të Biznesit.

Delawie ka përfunduar studimet për ekonomi në Harvard.

Nga viti 2012 ambasadore e SHBA në Kosovë është Tracey Ann Jacobson.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button