Kosova

Biserko: Serbisë i duhet ta njohë Kosovën

biserko-serbis-euml-i-duhet-ta-njoh-euml-kosov-euml-n_hdNë një intervistë për “Balkan Magazinë” të Ora News, kryetarja e Komitetit serb të Helsinkit, Sonja Biserko thotë se ndeshja Serbi-Shqipëri e luajtur më 14 tetor në Beograd nxori në pah marrëdhëniet e dy vendeve.

Ja një pjesë e intervistës.

Biserko: “Ndeshja e fundit në Beograd nxori në dritë gjendjen e marrëdhënieve të dy vendeve dhe ishte një shenjë e mirë nga të fillohet. Ndeshja nxiti shumë propagandë nga të dy palët por ishte shumë informative për pikën se ku janë marrëdhëniet.

Do doja të komentoja ndikimin e vetë incidentit.

Në Beograd ishte nxitja për t’i karakterizuar shqiptarët me steorotipin e armikut dhe me shumë deklarata armiqësore nga elitat politike.

Dhe provokimet me Shqipërinë e madhe ishte diçka që i shkon përshtat Serbisë sepse Serbia gjithmonë kishte shpresuar se Shqipëria do të bënte hapa për të ndarë Kosovën dhe kjo nuk ndodhi dhe mendoj se përfundimisht i është vënë pikë ndarjes në rajon.

Serbisë i duhet të njohë realitetin në Kosovë dhe të pranojë atë si shtet i pavarur.

Kjo është pika përfundimtare që do të ishte relevante për marrëdhëniet e të ardhmes mes serbëve e shqiptarëve në Kosovë por edhe midis Serbisë dhe Shqipërisë.

Marrëdhëniet janë shumë komplekse e shumë të vështira. Kanë nevojë të përmirësohen kërkon mature të madhe dhe mençuri nga elitat e dy vendeve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button