Te ndryshme

McDonald-ët i japin fund racionimit të… patateve të skuqura!

Racionimi i patateve të skuqura në restorantet “McDonald” në Japoni do të përfundojë më 5 janar, falë ardhjeve urgjente me avion për të anashkaluar një lëvizje sociale në portet në perëndim të SHBA-së, njoftoi sot filiali japonez i këtij zinxhiri amerikan fast-food-esh.

ee1093-299x200Kompania e restoranteve të gatimit të shpejtë u detyrua të reduktojë sasinë e shërbyer tek klientët e saj për shkak të sasisë së pamjaftueshme të patateve të skuqura.

Kjo situatë zgjat deri që prej 17 dhjetorit, por kompania kishte njoftuar se ka marrë masa speciale për të sjellë patatet nëpërmjet detit dhe ajrin nga vende të tjera eksportuese.

“Dhe do të vazhdojmë të ndjekim me vëmendje evoluimin e situatës dhe të bëjmë maksimumin për të siguruar një furnizim stabël”, garantoi “McDonald”-i.

“McDo” në Japoni, pjesë e rreth 3 000 restoranteve që aktualisht nuk është në situatë të mirë, ka vuajtur këtë vit nga një mungesë e furnizimit me mish pule, për shkak të mungesave sanitare në një fabrikë në Kinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button