Te ndryshme

Hollande merr dhuratë për Krishtlindje një… labrador!

Presidenti francez, François Hollande ka tashmë një qen në “Elysee” që mbërriti me avion nga Montreali, një femër e re e racës labrador me ngjyrë të zezë dhe rreth tre muajshe, që quhet Philae dhe qe u shfaq ditën e Krishtlindjeve në pallatin presidencial.

ee1097-350x156Është federata e ish-luftëtarëve francezë në Montreal, që François Hollande kishte takuar gjatë një vizite në Kanada në fillimi të nëntorit, që i dha këtë dhuratë presidentit disa ditë më parë, njoftuan të afërm të Hollande duke konfirmuar një informacion të së përditshmes “Le Parisien”.

Një mënyrë për të falenderuar përkujtimet e shumta për dy luftërat botërore, gjatë të cilave Hollande ka nderuar gjerësisht veteranët kanadezë.

Pasi u konsultua me të afërmit të tij, presidenti vendosi ta quajë qenushen e vogël, Philae, duke iu referuar robotit evropian që u ul në kometën “Tchouri” më 12 nëntor.

Paraardhësit e tij, Valery Giscard d’Estaing, François Mitterrand dhe Nicolas Sarkozy kanë pasur të gjithë qen të racës labrador gjatë qëndrimit në “Elysee”, si dhe Jacques Chirac që mbylli mandatin e tij me një qen por të një race tjetër, bikon maltez të quajtur Sumo

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button