Kronika

Asfiksohen nga qymyri, ndërron jetë djali, babai në gjendje të rëndë

Një 55-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa babai i tij në gjendje të rëndë për shkak të asfiksisë nga gazi i qymyrit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kakoz të Lunxhërisë, në Gjirokastër.

Burimet policore bëjnë të ditur se janë njoftuar rreth orës 09.40 për ngjarjen, ku P.L, 55 vjeç është gjetur i vdekur, ndërsa babai i tij, A.L, 75 vjeç u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës.

Dyshohet se shkaku mund të jetë asfiksimi nga  gazi i qymyrit që përdorej për ngrohje.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plot të shkaqeve dhe ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button