Kronika

Bashkëshorti i gjyqtares sulmon prokurorinë: Pse i mora 50 mijë eurot

Gjykata e Lartë ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest shtëpie” për bashkëshortin e gjyqtares Majlinda Andrea.

Ndërkohë që më herët, teksa doli në Gjykatë të Lartë për t’u njohur me masën e sigurisë ka Odise Andrea ka dhënë shpjegime rreth akuzave që atij i bëhen nga Prokuroria.

Në deklaratën e tij para togave te zeza, Odhise Andrea ka sulmuar organin e akuzës kur tha që Prokuroria sipas tij ka bërë selektim të provave, ka mbajtur telefonatat që i duheshin dhe nuk i ka nxjerrë të gjitha telefonatat apo vëzhgimet.

Ai ka mohuar akuzën dhe ka pranuar faktin që ka marrë lekë nga Petraq Dashi, por ka pretenduar që ia ka marrë 50 mije eurot se i duheshin për një biznes që ky ka dhe se do të bënte një pagesë për të blerë një makineri.

Sa i takon udhëtimit në Itali, Andrea tha se ai ka qenë i planifikuar prej 10 ditësh para se te publikohej skandali.

Ai ka treguar se edhe pse ishte shpallur ne kërkim dhe e dinte këtë s’mund të kthehej se do ta arrestonin dhe se tani gjeti mënyrën dhe “erdha para jush” iu është drejtuar gjyqtareve, pa dhënë shpjegime se si hyri dhe si doli nga Shqipëria.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button