Te ndryshme

Atmosfera e Krishtlindjeve

Atmosfera e festave të fundvitit ka mbërthyer shumë qytete nëpër botë. Ceremonia me fishekzjarre që i hap rrugën kësaj atmosfere është kthyer në një ritual kryesisht në Perëndim.

1417738180ATMOSFERA-E-KRISHTLINDJEVE_Ndriçimi i pemës së vitit të ri në Rockfeller mblodhi mijëra njerëz dhe këngëtarja që performoi këtë vit ishte Mariah Carey. Pema gjigande prej 85 metrash u ndriçua nga rreth 45 mijë drita.

Ndërkaq, me Krishtlindjet që afrojnë, njerëzit i janë drejtuar qendrave tregtare për të blerë gjithçka është e nevojshme, që nga zbukurimet për familjet e tyre e deri tek dhuratat për njerëzit e afërt.

Por as kartolinat nuk kanë munguar edhe këtë vit edhe pse teknologjia duket se dominon komunikimin. Secila prej qendrave tregtare më të mëdha ka një babagjysh, i cili si çdo vit pret fëmijët me listën e tyre të dëshirave.

Duket se festat e fundit  si çdo herë ndiqen nga i njëjti ritual,  me ndryshimin se njerëzit reflektojnë se po lënë pas edhe një tjetër vit!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button