Kosova

Eurostat: Kosova renditet e 4-ta; 66.885 shtetas kërkuan azil në vitin 2015

66.885 është numri i shtetasve kosovarë që kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian gjatë vitit 2015.

Informacioni që vjen nga raporti më i fundit i Eurostat, bën me dije se 5% e emigrantëve në vitin që lamë pas kanë ardhur nga Kosova.
Eurostat në informacionet e publikuara, Kosovën e njeh me fusnotë, duke e vendosur pas Sirisë, Afganistanit dhe Irakut.

Kurse, Shqipëria renditet në vendin e pestë me 65.935 shtetas shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian gjatë vitit 2015. Në dokument paraqitet gjithashtu edhe destinacioni më i kërkuar nga shqiptarët që është Gjermania, vend në të cilin ka patur 53.805 kërkesa për azil.

Në terma të përgjithshëm, Eurostat njofton se në vitin që lamë, mbi 1.2 milionë emigrantë kanë udhëtuar drejt vendeve të BE-së me shpresën e qëndrimit të përhershëm. Kjo shifër është dy herë më lartë se ajo e regjistruar në vitin 2014.

Largimet më masive kanë qenë nga Siria ndikuar edhe nga lufta civile që vijon prej pesë vitesh. Qytetarët sirianë kryesojnë listën me 362.775 kërkesa për azil.

Nuk mbeten prapa as dy vendet e tjera të lindjes së mesme, që janë Afganistani dhe Iraku, me respektivisht 178.230 si dhe 141.535 kërkesa. Vendi që ka pritur më shumë refugjatë ka qenë Gjermania, e cila në vitin që lamë pas ka strehuar 441.800 azil-kërkues.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button