Ekonomia

Braçe: BSH do të miratojë një rregullore të re për sigurinë e bankave

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Brace ka deklaruar se Banka e Shqipërisë do të miratojë një rregullore të re për sigurinë e bankave.

“Deri tani ka pasur një mangësi në mbikqyrjen e bankave të nivelit të dytë. BSH do të miratojë një rregullore të re për sigurinë e bankave. Banka e Shqipërisë mbikqyrte standardet e sigurisë vetëm kur hapeshin bankat, ndërsa tani do të monitorojë sigurinë e bankës gjatë gjithë veprimtarisë”, tha Braçe.

Deputeti socialist tha se “policia duhet të çertifikojë personelin e shoqërive të ruajtjes fizike. Policia do të forcojë kriteret e mbikqyrjes së shoqërive të ruajtjes fizike, duke çertifikuar personelin. Shqipëria ka mbetur pas me masat e sigurisë pasi qytetaret përdorin para cesh neë masë të madhe, çka përbën rrezik.”

Braçe tha gjithashtu se Bankat e nivelit te dyte  duhet të marin masa për sigurinë pasi rasti i fundit tregoi që banka nuk kishte kriteret e duhura të sigurisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button