Kosova

Moti: Fundjava, ftohtë deri -17 gradë celcius

Kosova këtë fillim fundjave është nën ndikimin e masave të ftohta të ajrit me presion të lartë atmosferikë, të cilat do të jenë prezente vetëm sot, në orët e para të ditës, kurse nga dita e dielë do të ketë ngritje të temperaturave minimale dhe atyre maksimale.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në njoftimin e dërguar parashikon se, “të dielën, si rezultat i ngritjes së temperaturave në dy vlerat ekstreme, ka mundësi që vende-vende të ketë reshje të dobëta dëbore”.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -15 deri -17 gradë, kurse maksimalet e ditës nga -3 deri 1 gradë Celcius. Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlerat e normales,në shumë vende pritet të ketë edhe mjegull, kurse era do të fryjë nga drejtimi verilindor me shpejtësi 1-3 metra në sekondë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button