Kronika

Librazhd: Sekuestrohen 7 kg lëndë narkotike, arrestohen tre persona

policiaPolicia e qarkut të Elbasanit arrestoi mëngjesin e së martës tre persona, të cilët akuzohen për veprën penale “ prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, ndërsa sekuestroi një sasi prej 7.2 kilogram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Burime të Policisë bëjnë të ditur se “ janë arrestuar në flagrancë Mimoza Balazi 42 vjeç, Ardian Kojku 24 vjeç si edhe Fatmir Kojku 34 vjeç që të tre me banim në qytetin e Librazhdit.
Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit kanabis sativa.
Policia ushtroi një kontroll në banesën e Fatmitr Kojkut, ku iu gjet dhe iu sekuestruan 2 kuti kartoni, të cilat ishin të mbushura me material bimor të thatë, e dyshuar si lëndë narkotike kanabis sativa. Në banesën e tij u kap në flagrancë Mimoza Balazi, e cila po dilte me një thes amballazhi plastik, i mbushur me material bimor të thatë, i cili për nga aroma dhe karakteristikat ngjason me lëndën narkotike kanabis sativa. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e Ardian Kojkut, është gjetur një qese amballazhi me ngjyrë të bardhë e mbushur me material bimor të thatë, i cili ngjason me lëndën narkotike kanabis sativa. E gjitha lënda narkotike e sekuestruar është 7 kg e 209gr. Mësohet se tre të arrestuarit janë të afërm me njëri tjetrin, ndërsa materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për hetime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button