Kronika
Zbatohet projekti për krijimin e terreneve sportive për 4 shkolla në Durrës
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/11/10451797_10152811425281119_5770631831876790614_n-266x200.jpg)
Në 4 shkolla 9- vjeçare të qyteti të Durrësit po zbatohet projekti për krijimin e terreneve sportive.
Sipas burimeve nga bashkia e Durrësit, projekti për krijimin e hapësirave sportive në shkolla është një grant i përfituar nga qeveria, ku kanë përfituar 4 shkolla 9-vjeçare në qendër të qytetit.
Projekti është hartuar për secilën shkollë sipas hapësirave të terrenit që ato kanë patur.
Fushat e basketbollit kanë një sipërfaqe prej 500m2. Punime të tjera të cilat po kryhen janë sistemimet e hapësirave të oborreve, mbjellje peme e tapet gjelbërimi si dhe vendosje stolash.
Sipas burimeve realizimi i këtij projekti është ende në proces