Kronika

Gjykata belge pranon kërkesën e Mark Frrokut për të qenë i pranishëm në gjyqin kundër tij

Gjykata belge ka pranuar kërkesën e deputetit kristiandemokrat Mark Frroku, që mbahet në paraburgim prej muajsh, për të qenë i pranishëm në gjyqin që do të zhvillohet kundër tij. Lajmi bëhet me dije nga avokati i Frrokut, Sajmir Vishaj.
Në kërkesën e depozituar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Bruksel këtë të enjte, Mark Frroku shprehet se jep pëlqimin që të jetë i pranishëm e mos të gjykohet në mungesë atje për dyshimet e vrasjes së kryer në bashkëpunim në mars 1999.
“Aktualisht, nga ana e mbrojtjes e deputetit Mark Frroku është përgatitur kërkesa, si dhe dosja përkatëse ku jepen të gjitha vendimet e Gjykatës shqiptare, ose vendimet e Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me procedimin penal e cila ka filluar në rrugë ekstraprocedurale, ku ditën e enjte ne do të dorëzojmë në Belgjikë dosjen ku deputeti Mark Frroku do të japë pëlqimin që të marrë pjesë vullnetarisht në gjykatë. Pasi neni 6 i Konventës Europiane, çdo person ndaj të cilit ka një çështje penale duhet të sigurojë të drejtën e mbrojtjes, pjesëmarrjes në gjykim, ka të drejtë të paraqesë dëshmitarët e vetë, duke qënë në pozita të barabarta si me dëshmitarët e akuzës. Ne nuk mund të lejojmë një proces të parregullt ligjor, ku provat të flasin vetëm në emër të akuzës “, tha avokati Saimir Vishaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button