Politika

Ministri Bushati takohet në DASH me nd/Sekretaren e Shtetit Viktoria Nuland

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati është takuar në Departamentin Amerikan të Shtetit, me ndihmëssekretaren e Shtetit, Victoria Nuland. të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar arritjet e Shqipërisë në fusha të ndryshme, si dhe forcimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Ministri Bushati e njohu znj. Nuland mbi zhvillimet më të fundit në vend, ecurinë e reformave shtet-konsoliduese në Shqipëri dhe angazhimin e qeverisë shqiptare për përmbylljen e reformës në drejtësi, si një reformë me efekt të drejtpërdrejtë në forcimin e shtetit ligjor, përmirësimin e klimës së biznesit dhe sundimit të së drejtës në ekonomi.

Znj. Nuland nga ana e saj vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për konsolidimin e shtetit të së drejtës në vend si dhe shprehu mbështetjen për përmbylljen sa më shpejtë të reformës në drejtësi.

Bushati dhe Nuland diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në vend, dhe sfidat me të cilat përballet rajoni i Ballkanit.

Më pas, ministri i jashtëm Ditmir Bushati është takuar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, me zv. Këshilltaren Avril Haine, ku diskutuan për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button