Ekonomia

Energjia ra me 30%, Eurostat publikon të dhënat për çmimet gjatë 2015, me rritje Bullgaria, Lituania, etj.

Instituti i Statistikave i Bashkimit Europian, EUROSTAT, raporton se çmimet mesatare të energjisë elektrike në Shqipëri për vitin 2015 janë ulur me gati 30% për konsumatorët familjarë.
Pas Shqipërisë vendet në të cilat çmimet mesatare të energjisë janë ulur gjatë 2015-s janë Malta dhe Qipro, përkatësisht me 15 dhe 14.6 për qind.
Nga ana tjetër, rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë e ka pësuar Lituania me gati 20 për qind dhe më pas vjen Kosova me 13.2%.
Të njëjtën rritje ka edhe Bullgaria. Në Maqedoni është regjistruar një shtrenjtim i energjisë me 5.1%. Ndryshimi mesatar i Europës, përfshirë këtu edhe vendet e Ballkanit perëndimor dhe Turqinë, është me rritje 1.2%.
Ulja e çmimit mesatar të energjisë vitin që shkoi ka ardhur nga heqja e fashës 300 kilovatorë me çmim të ulët dhe nga unfikimi i çmimit me rreth 9 lekë për kilovat për konsumatorët familjarë. Me tarifimin e mëparshëm, çmimi nën 300 kilovatorë ishte 7.7 lekë dhe mbi këtë fashë 13.5 lekë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button