🌧️
Tiranë 15°C · Shi 08 May 2026
S&P 500 7,391 ▲0.73%
DOW 49,625 ▲0.06%
NASDAQ 26,139 ▲1.29%
NAFTA 95.96 ▲1.21%
ARI 4,714 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $80,136 ▲ +0.22% ETH $2,293 ▼ -0.03% XRP $1.3974 ▲ +0.41% SOL $89.5300 ▲ +1.31%
S&P 500 7,391 ▲0.73 % DOW 49,625 ▲0.06 % NASDAQ 26,139 ▲1.29 % NAFTA 95.96 ▲1.21 % ARI 4,714 ▲0.06 % S&P 500 7,391 ▲0.73 % DOW 49,625 ▲0.06 % NASDAQ 26,139 ▲1.29 % NAFTA 95.96 ▲1.21 % ARI 4,714 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
08 May 2026
Breaking
roze

Përurohet “Reja” e Fujimotos, si një pikë turistike për kryeqytetin

Tirana ka tashmë një tjetër pikë tërheqëse, jo vetëm për vizitorët, por edhe një hapësirë që shërben si ambient takimesh apo aktivitetesh të ndryshme kulturore dhe sociale.

Bashkia e Tiranës ka përuruar sot veprën “Reja”, e projektuar nga arkitekti japonez me famë botërore, fitues i shumë çmimeve, Sou Fujimoto, e cila është vendosur në lulishten para Galerisë Kombëtare të Arteve.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, autori i veprës, arktitekti Sou Fujimoto, Presidentja e Fondacionit “LUMA”, Maja Hoffmann, njerëz të artit, gazetarë, sponsorë e mbështetës.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj shprehu kënaqësinë që një instalacion kaq i njohur vjen në Tiranë, jo vetëm si vepër arti, por edhe si hapësira më e re kulturore në kryeqytet.

“Në një vend të tejmbushur me cinizëm, me skepticizëm, me njerëz që thonë vetëm se gjërat s’bëhen, për ata që e kanë mbështetur këtë projekt që nga fillimi, do të thotë shumë. Faleminderit që ju këtu jeni besimtarët e parë që ne mund të kemi një copë Evropë dhe disa vlera të rëndësishme në Tiranë dhe besoj pavijoni i Fujumoto-s i solli”, tha kryetari Veliaj.

reja 1Më tej, ai u shpreh se “Reja”, ashtu si edhe çdo gjë tjetër e bukur dhe estetike të imponon tjetër sjellje, ndërkohë që i jep Tiranës një tjetër mundësi ku qytetarët mund të takohen.

Gjithashtu, Veliaj theksoi faktin se ende pa u përuruar kjo vepër ka pasur një interes shumë të madh si nga individë të ndryshëm, ashtu edhe nga organizata apo institucione që kërkojnë ta përdorin këtë hapësirë për një takim apo ngjarje të tyren.

“Reja.al, është adresa ku secili mund të rezervojë eventin e vet. Në fakt, deri tani kemi 82 aktivitete të planifikuara deri në fund të vitit”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

pike turistikePavijoni i Galerisë Serpentine 2013, projektuar nga Sou Fujimoto, ka një sipërfaqe prej 350 metrash katrorë dhe hapësirë të brendshme prej 142 metrash katrorë, ku struktura dhe cilësia delikate e pavijonit, shumëfishuar nga gjysmë-transparenca krijon një formë gjeometrike, të ngjashme me një re.

Fillimisht, i konceptuar si një projekt artistik i përkohshëm, për pavijonin e Galerisë “Serpentine” në Londër 2013, pavijoni i Fujimotos do të qëndrojë në Tiranë për një periudhë trevjeçare dhe do të shërbejë si një hapësirë eventesh, me një program të pasur kulturor, krijuar në partneritet me organizata të ndryshme lokale, rajonale dhe ndërkombëtare kulturore e arkitekturore, por gjithashtu edhe me individë të ndryshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.