Bota

Zika, edhe më i rrezikshëm sesa mendohej

Virusi Zika, i cili përhapet nga mushkonjat, mund të jetë edhe më i rrezikshëm sesa mendohej. Kështu pretendojnë shkencëtarët në Brazil, të cilët thanë se Zika mund të jetë shkaku pas më shumë dëmeve neurologjike që prekin foshnjet tek 1/5 e femrave të infektuara.

Megjithatë, në një notë pozitive, ekspertët thonë se ritmi i infektimit me virusin Zika në disa zona të Brazilit ka rënë ndjeshëm falë informacioneve për parandalimin e sëmundjes. Por, problemi kryesor është se kërkimet për një vaksinë janë ende në fazat fillestare. Shumica e mjekëve dhe ekspertëve tashmë janë dakord se ka një lidhje mes Zikës dhe mikrosefalisë, një sëmundje që shkakon lindjen e foshnjave me kokë të vogël për shkak të zhvillimit të kufizuar të trurit.

Llogaritet se 1% e femrave të infektuara me Zikën gjatë shtatazanisë do të lindin fëmijë me mikrosefali. Por mjekët në Brazil ngrenë alarmin se rreth 20% e këtyre femrave shtatzëna që infektohen me virusin Zika do të kenë fëmijë me një sërë problemesh të tjera neurologjike.

Një tjetër studim tregon se pas skanimit të dhjetra femrave shtatzëna të infektuara me virusin Zika, në 29% të rasteve janë diktuar probleme tek fetuset, mes të cilave edhe kufizime rritjeje. Vdekjet nga Zika janë shumë të rralla dhe mendohet se vetëm 1 në 5 persona shfaq simptoma, duke e bërë edhe më të vështirë zbulimin e sëmundjes.

Por, sipas shkenctarëve, shqetësimi më i madh është impakti që virusi mund të ketë tek fetuesi në mitrën e nënave që janë të infektuara me Zika.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button