Kronika

Lirohen punonjësit e bashkisë Shkodër nga akuza për shpërndarje ushqimesh në këmbim vote! Policia: Nuk ka prova

Lirohen nga Gjykata e Shkalles së Parë tre punonjësit e Bashkisë Shkodër Ergys Ivziku, drejtor i arsimit, Petrit Dyli teknik shërbimesh në Drejtorinë e Arsimit dhe Mhill Volaj specialist i financës në Drejtorinë e Arsimit, pasi u kapën duke transportuar qese me ushqime.
Këta tre shtetas u arrestuan nga policia e Shkodrës si të dyshuar për shpërndarje të ndihmave ushqimore por në seancën për masën e sigurisë nuk kishte prova të mjaftueshme. Prokurorja Shqipnjola Milla kërkoi “detyrim paraqitje” për tre zyrtaret dhe Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë duke liruar këta tre shtetas.

Sipas burimeve i vetmi mesazh është transporti i ushqimeve nga një dyqan në një dyqan tjetër duke mos patur prova se këto ndihma do të shpërndaheshin për qytetar të ndryshëm në këmbim të votës siç pretendoi policia në momentin e arrestimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button