Politika

Basha: Pushteti i Ramës, i përqendruar në duart e një grushti të korruptuarish

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të turit të tij dëgjoi dhe bashkëbisedoi me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në Kuçovë dhe në Urën Vajgurore.

Basha renditi krimin dhe korrupsionin si shkaktarët kryesorë të situatës në të cilën ndodhet vendi sot.

Sipas Bashës, nëse Rama dhe 11 miqtë e tij nuk të vidhnin të gjitha paratë publike me tenderë, do të ishin hapur 55 mijë vende të reja pune në një vit, si dhe do të t’u jepej ndihmë ekonomike 200 mijë familjeve në nevojë.

“Vetëm këtë vit 45 milionë dollarë fonde publike për 11-shen e miqve të vet, bashkë me shpenzimet për orendi, shpenzime luksi, karburant, makina 234 milionë dollarë kanë shkuar në xhepat e miqve të Edi Ramës, shifër e barabartë me ndihmën ekonomike për një vit për 200 mijë familje. Shifër e barabartë me rrogën 300 mijë lekë në muaj për 55 mijë të punësuar. Në qoftë se këto para do të shpenzoheshin për subvencione për bujqësinë çdo fermer shqiptar do të merrte 500 mijë lekë”, tha Basha.

Sipas kreut të PD-së, pushteti i Edi Ramës është përqendruar në duart e një grushti kriminelësh dhe të korruptuarish që ndajnë paratë me të dhe kërkojnë me çdo çmim të mbajnë pushtetin, ndërsa varfëria dhe mjerimi për qytetarët shtohet.

“Edi Rama ka ndërtuar një kazermë tiranike të krimit dhe të korrupsionit së bashku me kriminelët më në zë të Shqipërisë. Shikoni si i ka ndarë punët: buxhetin për vete, drogën me kriminelët me të cilët ka ardhur në pushtet. Çfarë mbetet për popullin?! Varfëria, emigracioni, burgu po nuk pagove dot faturën apo do të lidhin sytë në mëngjes dhe do të çojnë tek arat e drogës dhe do ti lidhim prapë në darkë e do të kthejmë në shtëpi, si argat, si skllav i drogës. Nuk na duhet thjesht një rotacion, largimi i tyre dhe ardhja jonë. Na duhet një ndryshim epokal në qendër të së cilit do të jetë fuqizimi i qytetarit shqiptar dhe kufizimi i pushtetit të ardhshëm sipas një modeli europian”, tha Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button