Ekonomia

Inflacioni anemik, 1.4 % në qershor nga ulja e çmimeve të ilaçeve

ilaceMe gjithë shifrat optimiste të tregtisë me pakicë, rritja e përgjithshme e çmimeve vijon të jetë shumë poshtë pritjeve të Bankës Qendrore prej 3 % këtë vit.
Në muajin Qershor 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,4 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,5 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore në muajin Qershor 2015 është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,25 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,14 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Veshje dhe këpucë” dhe “Transporti” kanë kontribuar me nga -0,07 pikë përqindje secili. Çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Mallra e shërbime të ndryshme” kanë kontribuar respektivisht me -0,06 pikë përqindje dhe -0,04 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Qershor 2014, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 10,1 %, pasuar nga grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 7,0 %, grupi “Komunikimi” me 2,2 %, etj.

Çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 2,7 %. Brenda këtij grupi çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 13,2 %, pasuar nga nëngrupi “zarzavate përfshirë patatet” me 8,8 %, “peshk” me 3,6 %, “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 0,7 %, etj.

Çmimet e nëngrupit “qumësht djath e vezë” u ulën me 2,9 % pasuar nga nëngrupi “vajra dhe yndyrna” me 1,3 %, nëngrupi “kafe, çaj e kakao” me 1,4 %, etj. Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shëndeti” me 1,9 % pasuar nga grupi “Veshje dhe këpucë me 1,3 %, “Transporti” me 1,1 % , etj.
Ndryshimi mujor i indeksit është -1,1 %. Krahasuar me muajin Maj 2015, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shëndeti “ me 3,1 % pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkolike” me 2,3 %.

Rritja më e madhe mujore vërehet në grupin “Transporti” me 0,4 %. Krahasuar me një muaj më parë çmimi i eurodiezelit u rrit me 2,1 % dhe çmimi i benzinës u rrit me 1,6 %.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button