Bota

Renzi paralajmëron: Britanikët nuk do të kenë më shumë të drejta se vendet e tjera jashtë BE

Kryeministri italian Matteo Renzi deklaron se do te jetë e pamundur në bisedimet e Brexit që britanikët të favorizohen me më shumë të drejta se vendet e tjera që janë aktualisht jashtë Bashkimit Europian.

Gjatë një interviste për rrjetin britanik BBC, Renzi paralajmëroi se largimi nga Bashkimi Europian do të jetë një proces shumë i vështirë, por problemet mund të zgjidhen vetëm pasi Britania e Madhe të nisë procedurat zyrtare për largimin nga unioni.

Kreu i ekzekutivit italian deklaroi se Brexit kishte qenë një vendim i keq, por duhet respektuar.

“Populli i Britanisë së Madhe vendosi për të ardhmen e tij. Tani, ne duhet që të ndërtojmë aleancën më të mirë mes BE-së dhe Britanisë së Madhe për të ardhmen, sepse ne do të jemi miq të mirë për vitet që vijnë. Në të njëjtën kohë, mendoj se vendimi mund të nxisë liderët e BE-së për të investuar në një mënyrë të re për Europën”

Renzi theksoi se diskutimet për Brexit duhet të udhëhiqen nga Komisioni Europian, jo nga individët apo vendet. Sipas tij, pikëpyetjet lidhur me largimin e Britanisë së madhe nga BE duhet të zgjidhen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button