Paketa MONEYVAL, Kuvendi miraton masa të reja kundër pastrimit të parave
Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot disa projektligje të rëndësishme që u diskutuan sot nga deputetët.
Me 104 vota pro, i kundër dhe 4 abstenim u miratua projektligji për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar.
Ndërsa me 85 vota pro, 2 kundër dhe 17 abstenim u miratua raporti i veprimtarisë vjetore të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2018.
Deputetët e Kuvendit votuan me 99 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenime të projektligjit “Për regjistrimin e biznesit”, ndërsa projektligji “Për masat kundër financimit të terrorizmit” të ndryshuar u miratua me 103 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenim.
Me 100 vota pro, 2 kundër dhe 6 abstenim u miratua projektligji “Për procedurat tatimore në Republikën të Shqipërisë”.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, tha sot në seancën plenare të Kuvendit se “qeveria është angazhuar maksimalisht për të njësuar 5 projektligjet e Paketës Moneyval, sipas rekomandimeve të paraqitura nga Moneyval me synim parandalimin e pastrimit të parave, që burojnë kryesisht nga aktiviteti kriminal, forcimin e luftës kundër financimit të terrorizimit”.