Klubi mesdhetar kundër kursimit – Samiti juglindor i Athinës
Front kundër Gjermanisë? Kryeministri i majtë, Tsipras me samitin juglindor, synon të dërgojë një sinjal kundër kursit të rreptë të kursimeve e veprimeve të veçuara në politikën e refugjatëve. Një ndërmarrje jo e lehtë.
Fleksibilitet brenda rregullave
Po tani? Kryeministri grek u përpoq të bënte humor gjatë përshëndetjes së samitit dhe t’i kthente në absurditet stereotipet për jugun. Para kamerave presidenti qipriot bëri shaka: “Kur do të bëjmë pushim për një siesta-“(pushim dreke). Tsipras ia ktheu me humor: “Le të fillojmë me Siesta-n”. Por pas shakave filloi puna. “Dilema mes politikës së kursimit dhe zhvillimit ka marrë fund. Ne kemi nevojë si për zhvillim, ashtu edhe për fleksibilitet në politikën financiare”, deklaroi Tsipras në një raund të vogël me krerët e shteteve të jugut. Por kryeministri grek theksoi se “nuk bëhet fjalë që të ndryshojmë rregullat, por për fleksibilitet brenda rregullave ekzistuese”. Këtë do ta kishte nënshkruar edhe kryeministri italian para dy vitesh. A janë këto shenjë të një “socialdemokratizimi” të kryeministrit grek, dikur një i majtë radikal? Në intervistë me gazetën “Le Monde”, Tsipras thekson se ai nuk është socialdemokrat, por në Këshillin e BE-së ai ndjehet më pranë me socialdemokratët se me forca të tjera politike.
“Për ruajtjen jo përçarjen e Europës”
Në “Deklaratën e Athinës” të publikuar të premten në mbrëmje, krerët e qeverive të vendeve jugore konfirmuan një qëndrim të përbashkët në politikën e ekonomisë, atë sociale dhe të refugjatëve, megjithëse shumë pika janë shprehur në mënyrë të vagullt. Eksperti për të drejtën europiane në Universitetin e Athinës, Panagiotis Ioakeimidis paralajmëron për kujdes në bisedë me Deutsche ëellen. Samiti jugor është me dobi dhe legjitim, po ta shohësh atë si pjesë të një debati t ëgejrë për të ardhmen e Europës, që në samitin e BE-së në Bratislavë do të kthehet në objektiva konkrete. Ioakeimidis është i mendimit se nuk do të ishte veprim i zgjuar i Greqisë, nëse do të hapte tani një front kudnër veriut. “Që jugorët dakordojnë qëndrimet në çështje të rëndësishme, kjo nuk përbën problem. Ndryshe Greqia do të bëhej pre e asaj që e përmendim si Europa e dy shpejtësive, gjë që vetë Greqia, sipas të dhënave të veta, do ta shmangë.”
Tsipras zgjedh Selanikun, jo Berlinin
Duket se Tsipras i ka kuptuar paralajmërime të tilla. Në konferecën e shtypit, mikpritësi u përpoq të thkesonte se samiti jugor nuk do të kontribuojë në përçarjen, por në unifikimin e Europës. Më qartë e shprehur presidenti qipriot, Anastassiadis: Ndarja e BE-së në grupime do të ishte kontributi më i keq i mundshëm për të ardhmen e Europës, paralajmëroi politikani konservator. Megjithatë qeveria greke do t’i japë një kornizë institucionale këtij samiti, sipas modelit të grupit të Vishegradit.
Për samitin jugor, Tsipras do të raportojë në Bratislavë. Sipas raportimeve të mediave greke që përputhen, kryeministri grek është dashur ta shtyjë një ftesë të Angela Merkelit për bisedime në Berlin të dielën. Në fundjavë, kryeministri priret në Selanik për hapjen e panairit të tegtisë, dhe do të mbajë aty një fjalim themelor për politikën ekonomike. Një qëndrim jo i lehtë në Selanik: Mjekë, pensionistë dhe policë duan ta presin me protesta kryeministrin grek.