Kronika

FH: Shqipëria dhe Kosova pjesërisht të lira

Në raportin e organizatës Freedom House, që vlerëson shkallën e lirive demokratike në vendet e botës, Shqipëria dhe Kosova radhiten në mesin e vendeve pjesërisht të lira.

Raporti i publikuar të martën vë në pah se tani e 11 vjet me radhë, liria ka shënuar rënie në shkallë botërore. Nga 195 vende të përfshira në raport, 87 syresh apo 45 për qind janë të lira, 59 apo 30 për qind janë pjesërisht të lira, ndërsa 49 vende, apo 25 për qind vlerësohen jo të lira.

Shqipëria dhe Kosova përfshihen në mesin e vendeve me liri të pjesshme, kategori në të cilën janë edhe një pjesë e vendeve të rajonit si Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia e Mali i Zi. Kroacia dhe Serbia janë përfshirë në kategorinë e vendeve të lira.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button