Politika

Basha zbulon të pathënat e 25 prillit: Kryeministrin teknik ta zgjedhë Rama!

Kreu demokrat Basha zbardh negociatat e 25 prillit me ndërkombëtarët, thotë se këmbënguli në qeveri teknike me kryeministër të ri dhe zbulon se kreun e ri të qeverisë ka kërkuar që ta zgjedhë Rama.

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka zgjedhur t’i raportojë presidentit të Partive Poppullore Evropiane dhe eurokomisionerit Hahn, atë se çfarë ndodhi më 25prill me negociatorët e mandatuar nga Bashkimi Evropian për ta ulur në negociata me kryeministrin Rama për të sjellë zgjidhjen e ngërçit politik.

Duke marrë përgjegjësi personale për faktin që nuk shpjegoi më parë publikisht bisedimet me McAlister, zv.presidentin e PPE-së dhe eurodeputetin Flackenstein, Basha tha se shpjegimet ja ka dhënë në një videokonferencë Hahnit dhe presidentit të PPE, Jozef Daul, bisedë që u zhvillua me të gjithë grupit parlamentar të Partisë Demokratike të mbledhur prej mëse 3 orësh në selinë blu këtë mbrëmje, transmeton Express.

Basha tha se ka informuar që në takimet që pati në fund të prillit me McAlister dhe Fleckenstein i njohur ata me situatën e rëndë të krimit të organizuar dhe parave të drogës në Shqipëri si dhe “kthimin e shtetit shqiptar në një garnizion elektoral në funksion të Ramës”.

“Ata u larguan me shpresën që do të na kontaktonin, me shpresën se do të kishte zhvillime. Gjysmë ore më vonë u ra dakord për dy takime të veçanta në të njëjtin orar në Pallatin e Kongreseve”, tha Basha duke sqaruar më tej dokumentin me tre pika që ju paraqit në këto takime. I hartuar nga OSBE, BE dhe SHBA. Basha tha se ka mësuar më vonë pas takimeve, që kryeministri Rama në fakt ishte njohur me këtë draft shumë më parë se sa opozita.

Në këtë draft, – tha Basha – parashtrohej shtyrja e zgjedhjeve më 16 korrik, zëvendësimi i 4 ministrave të Edi Ramës. Por këtu Basha tha se dokumenti kërkonte që ministrat e rinj të zgjidheshin nga kryeministri Rama dhe të ishin të pranuar nga opozita. Këtu Basha sqaroi pse e kundërshtoi këtë pikë.

“Prania e 4 ministrave teknikë të përcaktuar nga Rama është e pamjaftueshme se Rama është i aftë të blejë parti të tëra opozitare ti kthejë në qeveri. Të blejë deputetë të opozitës dhe të LSI, kështu s’do kishte problem të tjetërsonte idenë, ti kthente ministrat në 4 persona të bindur në axhendën politike të Ramës”, tha Basha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së.

Këtu Basha zbuloi kundër-ofertën që PD bëri në takimet e prillit me ndërkombëtarët: “Kundërpropozimi ishte qeveri teknike. Kryeministri të propozohet nga Edi Rama, PS, jua lëmë atyre në dorë”, sqaroi ai.

Ndërkohë, lideri i opozitës tha se pjesë e draftit ishte një paketë mikse ku theksi vihej në dëshirën për të parë një zgjidhje me konsensus të presidentit dhe avokatit të popullit.

Po ashtu, në propozimet e BE, SHBA dhe OSBE, kërkohej që kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ta kishte opozita. Por kjo sipas Bashës nuk është e kënaqshme, sepse PD-ja nuk do të ketë shumicën në KQZ sa i përket anëtarëve, por vetëm kryetarin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button