Kronika

Dështon seanca për Mziun, gjyqtari jep dorëheqjen

Gjyqi ndaj kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu ka marrë një kthesë të papritur.

Shkak është bërë mungesa e avokatëve mbrotjes, të cilët ndodhen në protestë, e cila solli dhe dështimin e seancës gjyqësore në Gjykatën e Apelit për kryebashkiakun e Kamzës Xhelal Mziu,

Po ashtu, gjyqtari i cila kishte çështjen e Xhelal Mziut ka dhënë dorëheqjen. Kërkesa e gjyqtarit për dorëheqje do shqyrtohet nga kreu i Gjykatës së Apelit

Kreu i bashkisë së Kamzës është dënuar me 2 vjet burg nga Gjykata e Tiranës për shpërdorim, por ky vendim është apelur nga avokati i tij mbrojtës.

Avokatët në të gjithë vendin sot ndodhen në ditën e tretë të protestës, pasi kundërshtojnë rritjen e sigurimeve shoqërore.

Related Articles

Nje koment

  1. Gjyqetari qe ka dhene doreheqjen, duhet ti hiqet licenca dhe e drejta e ushtrimit te profesjonit, sepse, ky person, mohon vevehten dhe tregon paaftesi, frike, per te gjukuar nje shkeles ligjesh, fallcifikim ne tendera e gjithefare akuzash qe i jane pasqyruar nga hetimi dhe shtypi i shkruar. Ky veprim i gjukatesit tregon se drejtesia eshte degraduar, kooruptuar, eshte kalbur dhe duhet sa me pare rreforma ne drejtesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button