Te ndryshme

Ishte planifikuar liqen, përfundon duke u krijuar një shkretëtirë

Exclusivepix-Desert-in-China22Duke u nisur nga qëllimi i mirë për mbrojtjen e natyrës në Zhengzhou, qyteti kryesor në provincën Henan në Kinë, një grup projektuesish kanë ndërtuar një shkretëtirë të vogël, në vend të një liqeni artificial. Tamam kështu.

Aty ku do të duhej të ishin barka dhe vaporë, tashmë ka tonelata të tëra rëre. Sipas projektit, ishte e nevojshme që në këtë vend të hidhej rërë për shkak të ujërave nëntokësore dhe më pas të ndërtohej një liqen i vogël.

Gjithsesi, për shkaqe natyrale apo për llogaritje të gabuara, burimet nëntokësore u thanë plotësisht, qa sa kanë lënë pa ujë jo vetëm liqenin e supozuar, por po shkakton edhe tharjen e bimëve në afërsi të zonës.

Përveç ndryshimit ekologjik, qyteti po shndërrohet në të pajetueshëm, për shkak të stuhive të shumta të rërës, të cilat shkaktohen si pasojë e erërave të forta duke sjellë dëme të shumta tek banorët. Autoritet përkatëse po punojnë për të gjetur një zgjidhje por ende nuk është përcaktuar një plan ndërhyrje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button