Politika

Protesta e opozitës, Tabaku: Qeveria nuk ka vend për të rinj, por për kriminelë

Ka nisur rreth orës 10:30 protesta e radhës e opozitës, e treta që nga 8 dhjetori.

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaroi se të rinjtë shqiptarë janë më pak të përfaqësuarit, pasi qeveria nuk ka vend për ta, por vetëm për kriminelët.

“Sot të rinjtë janë më pak të përfaqësuar, nuk janë në qeveri sepse aty janë kriminelët. Të rinjtë duhet të vendosin dhe për këtë arsye PD-ja është alternativa e tyre. Ndoshta nuk kemi bërë gjithçka siç duhet pasi për këtë arsye jemi në opozitë, por kemi bërë diçka të mirë, i kemi vënë të rinjtë në qendër të vëmendjes. Mendojmë se të rinjtë duhet të jenë në administratë dhe Parlament. Të rinjtë janë forca jonë, duhet të jenë në ballë të protestës dhe në ballë të qeverisjes”, theksoi Tabaku.

I pari që ka marrë fjalën ishte kreu i ri i FRPD-së, Belind Këlliçi, i cili tha se rinia është mbledhur para Parlamentit pasi nuk pranon të nënshtrohet.

“Jemi mbledhur sot jo sepse jemi të djathtë, por sepse rinia nuk pranon të nënshtrohet dhe t’i ulet koka. Duam punë, dinjitet dhe mundësi për të avancuar në jetë. Duam të punojmë me dinjitet”, u shpreh Këlliçi.

“Do të mblidhemi në sheshe për të protestuar derisa të rrëzojmë kryeministrin”, shtoi kreu i FRPD-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button