Politika

Mbyllet fushata në Kolonjë, Rama: Mesazhi që duhet të jepni për opozitën

Në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale në Bashkinë e Kolonjës, kryeministri Edi Rama tha se vota për kandidatin e ASHE-së duhet të përçojë një mesazh.

Për ata që kanë nderin të përfaqësojnë opozitën në Parlament, por që e çnderojnë opozitën sa herë hapin gojën në Parlament”, tha Rama.

Kryeministri tha se vota për Ilia Stefon është votë për qytetin.

Keni kohë që të votoni për Qeverinë në Tiranë. Kjo është votë për qeverisjen e Kolonjës”, deklaroi ai.

Rama tha se më e keqja ka kaluar, më e mira është përpara, ndërsa bëri një apel për të gjithë ata që nuk duan të votojnë.

Kush nuk voton mban anën e gabuar dhe zgjedhjes më të keqe. Një votë që i mungon zgjedhjes më të mirë, është një votë për anën e gabuar dhe për zgjedhjen më të keqe”, u shpreh ai.

Ndërsa zv/Kryeministri Niko Peleshi premtoi se kandidati i ASHE, Ilia Stefo, do të realizojë programin e ndryshimit siç nuk ka ndodhur në 20 vjet.

Kemi çuar transformimin dhe kemi bërë të prekshme premtimin tonë për atë që nuk është bërë në 20 vjet. Ky shesh është dëshmia se çfarë mund të bëjmë kur kemi një kryetar bashkie të përkushtuar, siç ishte i ndjeri Arben Malo. Nëse fushata fillon me sharje dhe sulme, qytetet tona nuk mund të bëhnm. Ne besojmë tek Ilia për të shërbyër. Slogani i tij është në shërbim të njerëzve, është puna që di të bëj dhe puna që ka bërë në shërbimin tuaj si kirurg për 30 vite. Realitet këtë program për ndryshimin e Kolonjës siç nuk ka ndodhur në 25 vjet”, tha z. Peleshi.

Të dielën më 20 nëntor kolonjarët do të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë, pas ndarjes së parakohshme nga jeta të ish-kryetarit Arben Malo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button