Kronika

Dhuna ndaj të miturve, prokuroria: Katër vjet burg Anjeza Shabanit

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot në gjykatë që Anjeza Shabani, administratorja e kopshtit “Diren” në të cilin janë dhunuar 3 fëmijë të mitur, të dënohet me 4 vjet e 6 muaj burg.

Shabani akuzohet për “keqtrajtim të të miturit në 3 raste” dhe “fshehje të të ardhurave”.

Për shkak se gjykimi i saj është zhvilluar me procedurë të shkurtuar, asaj i jepet 1/3 e dënimit dhe mund të dënohet me 3 vjet burg.

Në sallën e gjyqit Shabani nuk ishte e pranishme, teksa avokati i saj pretendon se ajo ka shfaqur që në fillim pendesë për ngjarjen dhe ka kërkuar që ajo të dënohet vetëm me kohën e paraburgimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button