Politika

Rama: Qendra e Inovacionit e Ministrisë së Mbrojtjes, teknologjia e fundit për zgjidhje të avancuara

Së shpejti hap dyert Qendra e Inovacionit të Ministrisë së Mbrojtjes, një hapësirë moderne pune pak kilometra nga qendra e Tiranës. Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga realizimi i këtij projekti ambicioz, që sipas tij, do të shërbejë si katalizator për nxitjen e proceseve dhe projekteve inovative.

Kjo, sipas Kryeministrit, “jo vetëm brenda Forcave të Armatosura, por edhe për institucionet e tjera të sigurisë në vend, duke përdorur teknologjinë e fundit për zgjidhje të avancuara në këtë drejtim”.

Qendra e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të ketë si mision nxitjen e inovacionit dhe të gjitha proceseve të lidhura me të nëpërmjet mbështetjes, monitorimit e vlerësimit të programeve, teknologjisë dhe projekteve që i përkasin fushës së sigurisë dhe mbrojtjes.

Kjo qendër do të ketë si përgjegjësi zhvillimin e iniciativave dhe projekteve inovative me rëndësi strategjike për zhvillimin e kapaciteteve në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, sipas projekteve të përbashkëta dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit me persona fizikë e juridikë, publikë ose privatë, si dhe partnerë të ndryshëm për zhvillim, vendas dhe ndërkombëtarë të kësaj fushe.

Realizimi i testimeve dhe eksperimenteve për aplikimin e teknologjive të reja, produkteve industriale dhe shërbimeve me rëndësi strategjike, të përcaktuara për përdorim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes dhe raporton për gjetjet tek autoritetet përkatëse, është një tjetër përgjegjësi e Qendrës.

Gjithashtu, kjo qendër do të kontribuojë në nxitjen e inovacionit dhe rritjen e eficiencës në procese  dhe mjete të Forcave të Armatosura, Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe  sistemit të sigurisë në tërësi, rritjen e sigurisë kibernetike dhe performancës së sistemeve të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s si dhe përmirësimin nëpërmjet inovacionit të shërbimit të komunikimit, monitorimit, zbulimit apo planifikimit në strukturat e sigurisë në vend.

Kjo qendër do të kontribuojë në fuqizimin e kapaciteteve të përpunimit dhe analizës së imazherisë satelitore, fotogrametrisë dhe gjeodezisë.

Qendra do të shkëmbejë informacione me institucione në varësi të  Ministrisë së Mbrojtjes, institucionet e arsimit të lartë, qendra dhe institucione kërkimore-shkencore në vend, NATO-n dhe partnerë të tjerë për zhvillim.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button