Te ndryshme

Jetëgjatësia e njeriut do të dyfishohet

jeta1-320x239Brenda 2050 ‘homo sapiensi’ do të evoluojë në një drejtim tjetër. Impakti i avancimit të teknologjisë dhe stili i jetës që po ndryshon orën tonë biologjike (tashmë gratë bëhen nëna edhe në moshën 50 vjeç), do të modifikojë në mënyrë radikale natyrën tonë; do të jetojmë deri në 120 vjet, do të kemi tru më të madh dhe organe seksuale më të vogla.

Sipas antropologes Cadell Last, të ‘Global Brain institute’ që ka realizuar studimin në fjalë, në vetëm 35 vjet natyra njerëzore do të pësojë ndryshime aq të mëdha sa mund të krahasohen me evoluimin nga majmuni te njeriu i sotëm. Kapaciteti intelektual i njeriut do të stimulohet nga mikroçipe, ndërsa mosha e riprodhimit do të shtyhet më shumë dhe numri i lindjeve do të bjerë drastikisht.

Studimi me titull ‘Evolucioni njerëzor është fundi i riprodhimit biologjik’, i botuar në ‘Current Aging Science’, një revistë shkencore e universitetit Indianopolis e cila i kushtohet problemeve të plakjes, që tani ka nisur të ngjallë debate të shumta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button