Kosova

Veseli nënshkruan marrëveshje me USAID për hulumtime

Kryetari i Kuvendit të  Kosovës, Kadri Veseli dhe drejtori i USAID-it, James Hope, sot kanë nënshkruar marrëveshjen “Mbështetje për Hulumtime Parlamentare”, me të cilën synohet të fuqizohen kapacitetet hulumtuese të Kuvendit të Kosovës.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, sipas kryeparlamentari Veseli, është dëshmi se partneriteti ynë po fuqizohet.

“Kuvendi vazhdon të jetë institucioni më transparent dhe llogaridhënës. Por, kjo nuk mjafton. Ne, po ashtu, kemi nevojë t’i ngrisim kapacitetet tona dhe cilësinë e ligjeve që miratojmë. Kjo është e mundur vetëm me angazhimin tonë të përbashkët”, ka thënë Veseli.

Kryeparlamentari Veseli ka falënderuar edhe administratën e Kuvendit për punën e saj, duke u ndalur veçanërisht te departamentet që ndihmojnë në hartimin e ligjeve.

Hartimi i ligjeve cilësore, sipas kryeparlamentarit Veseli, kërkon kohë dhe ekspertizë për fusha të caktuara, që ndonjëherë edhe nuk i kemi.

Kryeparlamentari Veseli ka thënë se për dy vjetët e ardhshme, së bashku me USAID-in dhe një OJQ si zbatuese e kësaj marrëveshjeje, do të angazhohen ekspertët e nevojshëm nga fushat që janë në interes për vendin tonë.

Shuma e kësaj marrëveshjeje arrin në rreth 300 mijë dollarë, ku Kuvendi i Republikës së Kosovës ka kontribuar me 20 mijë euro, ndërsa USAID-i me rreth 280 mijë dollarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button