Politika

“Statusi i gjyqtarit” në Kushtetuese, kërkohet shfuqizim dhe pezullim i ligjit

Unioni i Gjyqtarëve ankimoi sot në Gjykatë Kushtetuese ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, me kërkesën për pezullimin e tij, pasi është antikushtetues.

Përfaqësuesit e Unionit, pas depozitimit në Gjykatë të kërkesës ankimore parashtruan argumentet pse janë kundër këtij ligji, një nga 7 ligjet e paketës mbështetëse për zbatimin e reformës në drejtësi.

“Kërkesa jonë për pezullimin e ligjit konsiston në faktin se përmes tij cenohet parimi i funksionimit të vazhdimësisë së institucioneve të organeve kushtetuese si Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Po ashtu, ligji cënon dhe disa parime kushtetuese si atë të sigurisë juridike, parimin e pavarësisë së pushtetit, prezumimin e pafajësisë, të barazisë para ligjit, etj”, tha kreu i Unionit, Gert Hoxha.

Pas ligjit të Vettingut, ky është ligji i dytë i reformës në drejtësi që komuniteti i gjyqtarëve ankimon në Kushtetuese.

Related Articles

Nje koment

  1. Mjafte, kane vjedhure gjyqetare e prokurore, Po si su vjen turpe o kriminele, qe kerkoni te rruani statukone e kesaje drejtesie te koorupttuar, te kalbure dhe te degjeneruare moralishte nga disa prej jushe, qe ne detyren shteterore, ne vende te beni drejtesi, beni padrejtesi dhe kerkoni nishanin e nenes. Teke ju vetingu eshte pake. Ju meritoni ruspen per te keqiate qe u kini bere qytetareve dhe ekonomise te vendite. Kini mbrorjture hajdute, imorale, kini liruare kriminele, prandaje ju duhet te viheni ne bangen e te akuzuarve. Kerkoni te cfuqizohet kushtetuta e miratuare ne Korike, se doni te veproni njelloi si deri me sote. Nese gjukata kushtetuse , ju mbrone dote thote se edhe ata , si pjese e kesaje drejtesie te kooruptuare, dote marin pergjigjjen qe meritojne. Me veprimet e moseveprimet e kesaje drejtesie, na kini plasure buzen, sa cuditet dhe bota me pisllelleqet e drejtesise SHqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button