Kronika

Kolegji i Luftës i Ushtrisë së SHBA-së: Gjeneral Jeronim Bazo në Galerinë e Nderit

baze44Kolegji i Luftës i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpërmjet një ceremonie të veçantë ditën e marte ka vendosur fotografinë e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor, Jeronim Bazo, në Galerinë e Nderit të Studentëve Ndërkombëtar (The USAWC International Felloës Hall of Fame).

Në këtë ceremoni, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, u shpreh: “Është e vështirë të gjej fjalët e duhura të përshkruaj atë që po përjetoj, por di të them që ndjehem përulësisht i privilegjuar dhe thellësisht i nderuar t’i bashkohem Galerisë së Nderit të Kolegjit të Luftës të SHBA. Përveçse një nder, për mua kjo ceremoni është edhe një vlerësim për Forcat e Armatosura të vendit tim dhe për arritjet e tyre”.

Gjatë qëndrimit në Kolegjin e Luftës të SHBA, gjeneralmajor Bazo dha një leksion për “Klasën 2016” të këtij kolegji, qe edukon dhe zhvillon liderë për të shërbyer e drejtuar në nivelin strategjik. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të RSH, gjeneralmajor, Jeronim Bazo, u diplomua në Kolegjin e Luftës të FA të SHBA duke përfunduar me sukses edhe programin Master në Studime Strategjike në vitin 2005. Gjeneralmajor Jeronim Bazo është jo vetëm ushtaraku i parë shqiptar, por edhe ballkanasi i parë që bëhet pjesë e Galerisë së Nderit të Kolegjit të Luftës të SHBA. Lajmi i bë i ditur nga faqja zyrtare e Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Cermonia është në kuadër traditë e njohur e Kolegjit të Luftës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për studentë të diplomuar në këtë kolegj, ushtarakë që mbajnë pozicionet më të larta në Forcat e Armatosura të vendeve të tyre ose pozicione ekuivalente në organizata shumëkombëshe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button