☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▲0.56%
DOW 52,375 ▲0.03%
NASDAQ 26,479 ▲1.18%
NAFTA 99.98 ▼1.75%
ARI 4,069 ▲0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,644 ▲ +0.75% ETH $2,345 ▲ +1.23% XRP $1.3236 ▲ +2.23% SOL $100.9400 ▲ +0.37%
S&P 500 7,720 ▲0.56 % DOW 52,375 ▲0.03 % NASDAQ 26,479 ▲1.18 % NAFTA 99.98 ▼1.75 % ARI 4,069 ▲0.76 % S&P 500 7,720 ▲0.56 % DOW 52,375 ▲0.03 % NASDAQ 26,479 ▲1.18 % NAFTA 99.98 ▼1.75 % ARI 4,069 ▲0.76 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kronika

Mirditë, asgjësohet një ton hashash, arrestohet një person

kanabissPolicia ka sekuestruar dhe asgjësuar një ton drogë të llojit kanabis sativa, ka arrestuar në flagrancë një person dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë, pas një aksioni të ndërmarrë në fshatin Bulsharë të rrethit të Mirditës.
Në operacionin e koduar “Oroshi”,  Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Lezhë,  bënë arrestimin në flagrancë të  shtetasit Viktor Kola, banues në fshatin Bulsharë të Mirditës dhe u shpallën në kërkim Akelian, Albert dhe Marte Gjoka, që të tre banorë të fshatit Bulsharë.
Arrestimi dhe shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi gjatë një kontrolli të ushtruar janë gjetur 2 parcela të mbjella me bimë narkotike kanabis sativa. Njëra parcelë ishte e korrur dhe materiali bimor ishte ne proces tharje me një peshë prej 931 kilogramësh, e cila u asgjësua me anë të djegjes.
Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 thasë me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa me një peshë prej 57 kg, e cila ishte bërë gati për t’u hedhur në treg. Në parcelën tjetër u gjetën 155 rrënjë kanabis sativa, të cilat u asgjësuan po me anë të djegjes.
Policia po punon për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim, që akuzohen kultivim, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.