Rajoni

Kolinda Grabar Kitarovic fiton zgjedhjet presidenciale me 50,4 për qind të votave

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, konservatorja, Kolinda Grabar Kitarovic u zgjodh presidente e Kroacisë, në përfundim të turit të dytë të zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan dje, përballë presidentit në ikje, Ivo Josipoviç sipas rezultateve zyrtare.

grabar_kitarovi__382521S1Ajo është gjithashtu gruaja e parë presidente në Ballkan zgjedhur me votim popullor.

”Kolinda Grabar Kitarovic fitoi një luftë demokratike dhe e përshëndes”, theksoi Ivo Josipovic duke pranuar humbjen.

“Ju kam premtuar se Kroacia do të jetë një vend me prosperitet dhe i pasur, një prej vendeve më të zhvilluara të Bashkimit Evropian dhe botës”, theksoi Kolinda Grabar Kitarovic.

Grabar Kitarovic, 46 vjeç, mori 50,4 për qind të votave kundër 49,6 për qind për social demokratin, Ivo Josipovic, sipas rezultateve në bazë të numërimit të 99,3 për qind të votave paraqitur nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button