Kosova

Radiot nga trevat shqiptare, mblidhen në Gjakovë

Rreth 30 radio nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi, do të mblidhen të shtunën në Gjakovë, në edicionin e 11-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Radiove “Radiofest”.

Ky aktivitet që tradicionalisht ka ngjallur interesimin e drejtuesve, gazetarëve e operatorëve teknikë të radiostacioneve shqiptare, është organizuar Radio Gjakova dhe është një konkurs që më shumë sesa garen, qëllim e ka takimin, shoqërimin dhe këmbimin e përvojave të kolegëve, që të përbashkët e kanë punën në radio.
Sikurse edhe në edicionet e kaluara, edhe në këtë edicion të 11-të, gara mes radiove zhvillohet në 3 kategori, “Radio – Reportazhë”, “Raport Radiofonik” dhe “Spote Publicitare”.

Tema e këtij viti e Radio – Reportazhit, e caktuar nga organizatori, është “Trashëgimia Kulturore, thesari ynë”, temë rreth së cilës edhe do të fokusohen gazetarët pjesmarrës.

Sipas organizatorëve, kjo temë është përzgjedhur për faktin se trashëgimia kulturore është pasqyrë e vlerave dhe e nivelit kulturor të një populli.

Radio Gjakova, manifestimi i ndarjes së çmimeve për më të mirët, qe mbahet prej orës 18.30 në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë.
Festivali i radiove “Radiofest” mbahet për herë të 11-të,mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe komuna e Gjakovës.
Në edicionin e 10-të, vitin e kaluar, fitues për Radio – reportazhin më të mirë është shpallur radio “Alba” nga Klina, në Raport Radiofonik radio “Drenica” dhe në Spot Publicitar radio “Klea” Elbasan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button