Rajoni

KE-ja zhbllokon 240 milionë euro për Bullgarinë

z1Komisioni Evropian zhbllokoi 240 milionë euro për Bullgarinë përgjatë një periudhe njëvjeçare, pasi Brukseli kishte regjistruar kohë më parë parregullsi në shpenzimet publike nga fondet evropiane në vendin ballkanik, anëtari më i varfër i Bashkimit Evropian, deklaroi kryeministri bullgar, Bojko Borisov.

”Fondet evropiane u zhbllokuan pasi Bullgaria u rikthye në normalitet, me një parlament dhe qeveri të rregullt”, deklaroi Borisov.

Komisioni Evropian njoftoi zhbllokimin e 166 milionë eurove për fondin e ashtuquajtur të kohezionit, që asiston vendet anëtare te të ardhurat kombëtare bruto si edhe 74 milionë euro të tjera për zhvillimin rajonal.

Sofja pret edhe zhbllokimin e 100 milionë eurove të tjera nga Bashkimi Evropian për programin operativ për mbrojtjen e mjedisit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button