Sporti

Tirana kualifikohet: Lushkja e Deliu dërgojnë Tiranën në Stamboll, do përballet Beshiktashin

Tirana bën mrekullinë në Gjeorgji, fiton 1-2 ndaj Dinamos së Batumit dhe kualifikohet në raundin e dytë të Conference League, ku do të përballet Beshiktashin.
Nënkampionët e Shqipërisë zhvilluan një ndeshje të madhe në transfertë, ndryshe nga performanca që dhuruan në “Air Albania”.

Fillimisht shënoi Lushkja në  minutën e 28-të, ndërsa në të 78-tën dyfishoi Deliu.

Në limitet e kohës së rregullt vendësit shkurtuan diferencën në 1-2, por nuk mjaftoi për ta çuar sfidën në shtesë.

Golat:

Tirana në avantazh. Bardheblutë po përballen në transfertë kundër Dinamo Batumit, sfidë që u zhbllokua në minutën e 28’.

Regi Lushkja mori një pasim nga Ardit Hila dhe goditi menjëherë, duke ndezur festën bardheblu në Gjeorgji.

Në minutën e 78-të erdhi goli i dytë i bardhebluve nga këmbët e Deliut, i shërbyer me zgjuarsi nga Jonuzi. Pa sekonda para se të mbyllej koha e rregullt, Kapakadze ngushtoi diferencën në 1-2. Takimi i parë, në “Air Albania”, përfundoi në barazim 1-1./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button