Kronika

Masakra e Thumanës, kapet përkrahësi i autorëve; i gjendet arsenal armësh

Policia e Krujës ka vënë në pranga përkrahësin e autorëve të krimit të trefishtë në Thumanë. Burime zyrtare bëjnë të ditur se është arrestuar Sandër Gjonaj, 29 vjeç, nga Laçi.

Atij i është gjetur edhe një arsenal armësh, bën të ditur policia, por pa sqaruar detajet e përfshirjen së Gjonajt në krimin e të premtes së kaluar.

Gjonajt iu gjetën një armë zjarri pistoletë TT model 54 e kalibrit 7.62 m/m, një krëhër me 7 copë fishekë model 54, kalibri 7.62 m/m, një kallashnikov, një gyp gazrash arme zjarri bashkë me kasën e tij, një kapak kutie për tyta armësh dhe një shtrat shuli, gjithashtu të një arme zjarri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button