Bota

Putin urdhëron Forcat Ajrore: Përgatituni për Luftë!

Forcat Ajrore ruse janë urdhëruar të përgatiten për “kohe lufte”.

Ministri rus i mbrojtjes, Sergey Shoigu tha se Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar kontroll të shpejtë të forcave ajrore të vendit. Urdhri po ashtu përfshin kontrollin nëse agjencitë dhe trupat janë gati për betejë.

Agjencia ruse e Lajmeve  “Tass”  tha se në të njëjtën kohë do të kontrollohen edhe sistemet nëse janë gati për luftë.

Të gjitha përgatitjet tashmë kanë filluar, sipas ministrit rus.

Përgatitjet vijnë mes shqetësimeve në rritje për tensione mes Rusinë dhe fuqive më të mëdha të botës. Presidenti i ri amerikan, Donald Trump, ka kritikuar fushatat ushtarake të Rusisë por nga ana tjetër edhe është kritikuar si i aftër me Presidentin Putin dhe vetë Rusinë.

Rusia ka rritur lëvizjet ushtarake dhe ka shpallur planin për të zgjeruar ushtrinë e saj pas 2017-ës, përfshirë edhe rritje të numrit të tankeve, automjeteve të blinduar dhe avionëve luftarakë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button