Bota

Bisedime Iran-IAEA për çështjen bërthamore

Një delegacion i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) ka nisur sot bisedimet në Teheran në kuadër të hetimit të saj për një përdorim të mundshëm ushtarak iranian të programit bërthamor, sipas agjencisë ISNA.

382990_IAEA- Vienna-IAEA i kerkon Teheranit t’i përgjigjet akuzave të shënjestruara, të ngritura në vitin 2011, sipas të cilave Irani kishte qenë duke bërë kërkime dhe punë konkrete për ndërtimin e bombës bërthamore.

Për më tepër Irani duhet të japë informacione mbi prodhimin e detonatorëve të bombave. Në vitin 2011, IAEA-ja ishte shprehur e shqetësuar përsa u përket këtyre detonatorëve që do të përdoreshin në pajisje bërthamore.

Një çështje tjetër është ajo rreth studimeve mbi përllogaritjen dhe përpunimin e transportimit të neutroneve të zhvilluara në Iran.

Këto çështje bëjnë pjesë në një marrëveshje të arritur në nëntor 2013 mes Iranit dhe të agjencive të OKB-së me qendër në Vienë, sipas së cilës Teherani kishte pranuar masa të transparencës mbi programin bërthamor të përfolur.

Paralelisht, Irani dhe fuqitë e mëdha përpiqen arrijnë një marrëveshje botërore duke lejuar disa aktivitete  bërthamor civile, por që do të pengonte Teheranin të pajisej me armën bërthamore, në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare mbi ekonominë e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button