Bota

Ushtria merr nën kontroll një qytet pranë Donetskut

ee132-1024x576Forcat ukrainase njoftuan sot se kanë marrë nën kontroll qytetin Avdivka, që ndodhet disa dhjetra kilometra në veri të Donetskut, por nga ana tjetër kanë marrë sulme të reja nga ana e rusisë.

“Ushtria ka nisur gjithashtu luftime kundrejt Ilovaiskit, qytet që ndodhet rreth 20 kilometra larg Donetskut”, theksoi shtabi i përgjithshëm i manovrave ushtarake në lindje në një komunikatë.

Trupat ukrainase kanë intensifikuar luftimet ditët e fundit në këto dy qytete që ndodhen në zonën separatiste dhe pranë kufirit me Rusinë, që akuzohet nga Kievi dhe Perëndimorët se furnizon me armë dhe trupa rebelët.

Shtabi i përgjithshëm që theksoi se trupat ukrainase nuk kishin pësuar aspak humbje gjatë mbrëmjes së djeshme, njoftoi se ato kishin qenë objekt i goditjeve me predha që vinin nga territori rus.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button