Europa

Rritja ekonomike e Spanjaës përshpejtohet

ee133Produkti i Brendshëm Bruto i Spanjës është rritur me 0,6 për qind në tremujorin e dytë, duke tejkaluar lehtësisht parashikimet, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot.

Qeveria, pas këtyre statistikave, shpreson që për ketë vit rritja ekonomike të arrijë 1,5 për qind, një shenjë përmirësimi për ekonominë e katërt të zonës euro ndonëse papunësia mbetet ende në nivele rekord, afërsisht 25 për qind.

Rritja e PBB-së mes marsit dhe qershorit arriti në 1,2 për qind, kundrejt 0,5 për qind që ishte në tremujorin e parë, kjo shpjegohet me një rritje të kërkesës së brendshme e balancuar falë një rënie ndaj kërkesës së jashtme, thekson Insitituti i statistikave në një komunikatë.

E prekur në vitin 2008 nga shpërthimi i flluskës imobiliare që e uli rritjen ekonomike të vendit, në momentin kur filloi kriza financiare ndërkombëtare, në një nga nivelet më të ulta dhe e futi Spanjën nën masa shtrpnguese historike.

Spanja arriti të dalë nga recesioni ekonomik në tremujorin e tretë të vitit 2013.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button