Ekonomia

Protesta e fermerëve grekë, Kapshtica nuk do të punojë 24 orë

Dogana e Kapshticës nuk do të funksionojë për 24 orët e ardhshme, sërish për shkak të protestës masive që ka mbërthyer vendin fqinj të fermerëve matanë kufirit.

Burime zyrtare të policisë së Korçës bëjnë të ditur se “sërish për shkak të bllokimit të rrugëve në shtetin grek, prej grevës të zhvilluar nga ana e fermerëve vendas, dogana greke nuk do të funksionojë për 24 orët në vijim”.

Puna do të ndërpritet prej orës 11.00 të së shtunës, deri në orën 11.00 të së dielës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button